Denoncimi i “Stop”/ Vodhi karburantin e mjetit, pezullohet drejtori i zjarrfikeses Kukës

DPMZSH pezullon drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës Kukës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e procedon për “Vjedhje” dhe “Shpërdorim detyre”

Pezullohet nga detyra dhe njëherësh pas hetimit, AMP ka referuar në Prokurori për dy vepra penale, “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre” drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Kukës, L.K.

Propozimi për marrje mase administrative është bërë nga drejtuesit e kësaj bashkie, të cilët i janë drejtuar shkresërisht DPMZSH në Ministrinë e Brendshme.

Njëkohësisht Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nisi procedurat për verifikimin e dyshimeve, pas shfaqjes së pamjeve filmike të transmetuara nga emisioni investigativ “Stop” në datën 26.04.2022.

Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Stop” dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo përfshirjeje në veprimtari korruptive.

Të Fundit