Deklarata e Vuçiç me hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, reagon Rama: Hartë leshi! Ai shoku në Beograd…

KUKËS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili dy ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Rama tha nga Kukësi ku kishte shkuar për monitorimin e procesit të vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës me vaksinat e dhuruara nga Shqipëria se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”.

“U vonua pak. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Sigurisht kemi qasje ndoshta ndonjëherë të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja, por ndërkohë në të tashmen jemi absolutisht një. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Të Fundit