E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Deklarata e Bill Gates: Vendet e pasura duhet të hanë vetëm mish sintetik, ja të mirat që i sjell mjedisit

Miliarderi Bill Gates, ka sugjeruar që njerëzit të konsumojnë mish viçi sintetik.

Ai thotë se konsumimi i këtij mishi shmang një katastrofë të mundshme klimatike. Në një intervistë për MIT, themeluesi i “Microsoft” ka kërkuar nga vendet e pasura të kalojnë te “viçi sintetik 100%” në mënyrë që të adresojnë emetimet e gazeve serë që shkaktojnë ndryshimin global të klimës,

Ai ka theksuar se ky ndryshim mund të implementohet vetëm tek vendet e pasura, pasi kosto e mishit sintetik është e lartë për xhepat e shumicës.
“Unë nuk mendoj se 80 vendet më të varfra do të hanë viçi sintetik. Unë mendoj se të gjitha vendet e pasura duhet të kalojnë në 100% viçi sintetik. ”

Sipas studimeve besohet se viçi është një kontribues masiv në emetimet e metanit të fuqishëm të gazit serrë, i cili ka arritur nivelet rekord gjatë korrikut të kaluar.
Sasia e metanit në atmosferë u rrit masivisht midis viteve 2000 dhe 2017, duke çuar në atë që studiuesit besojnë se mund të jetë një rritje e ngrohjes globale deri në katër gradë Celsius, deri në fund të shekullit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se njerëzimi është në një prag të rrezikshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, e cila pritet të dërgojë në rritje të katastrofave natyrore për shkak të përçarjes ekologjike që do të shkaktonte uri masive dhe migrim.
Gates e përshkroi problemin e bagëtisë si “shumë të vështirë” duke vërejtur se edhe përbërësit që zvogëlojnë emetimet e metanit nuk ishin të mjaftueshëm.

“Njerëzit mund të mësohen me ndryshimin e shijes dhe pretendimi se një mish sintetik nuk shijon, kalon me kohën”, tha Gates.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑