COVID-19/ Qeveria greke: Vaksinë ose test për t’u ulur në kafene – Stop
Bota, Të Gjitha

COVID-19/ Qeveria greke: Vaksinë ose test për t’u ulur në kafene

Qeveria greke është duke planifikuar që të marr masa të rrept për të gjithë qytetarët me fillimin e vjesht për të shmangur dhe parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nga mediat e huaja mësohet se të gjithë vizitorët apo klientët do të lejohen të futen në kafene në lokale me testin Rapid ose PCR në rast se nuk janë të vaksinuar. Testet do të paguhen nga xhepi i tyre. Masa pritet të vihet në zbatim që nga stina e vjeshtës. Ndërkohë deri më 15 gusht do të vendoset nëse mësuesit e përballojnë koston e testit.

Ky hap i ri i qeverisë ka për qëllim të shmangë bllokimin e radhës në muajt e dimrit kur pritet një tjetër valë e pandemisë.

Kushti do të vlejë edhe për kompanitë e private të cilat do të kërkojnë nga punonjësit dhe klientët apo furnizuesit të zbatojnë masat e sipërpërmendura.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *