COVID-19/ Meta: Shqetësuese, Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve!

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vënë alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të worldometer.

Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë dhe thotë se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH. Sipas tij, kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, deklaron Meta.

Të Fundit