Conference League, Veliaj: Jemi kryeqytet europian, policët dhe pastruesit janë heronj! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Conference League, Veliaj: Jemi kryeqytet europian, policët dhe pastruesit janë heronj!

I ftuar në në News24 kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me organizimin e finales së Konferencë Ligës dhe përshtypjet e bilancet tashmë kur ky eveniment ka mbaruar.

Ai ka zbuluar se frika për përplasje në një kryeqytet të vogël ku tifozeritë e të dy skuadrave ishin shumë pranë njëra tjetrës ka qenë e madhe

“Së pari doli ajo që parashikohej as nuk u anulua as nuk shkoi në Athinë apo Beograd. Kushdo që vë bast kundër Shqipërisë e ka të humbur. Ne do ecim përpara. U ndjeva mirë që tifozët ngelën të kënaqur. Besoj që nëse ne vetë nuk flasim mirë për vendin tonë, unë jam vetë kritiku më i madh, por a ka bërë ky vend progres? Ky vend nuk është perfekt por ka bërë progres. Tirana, policia doli faqebardhë. Policia ka gjurmuar në bashkëpunim me atë holandeze e romane tifozët që kishin blerë tela, thika, dara në markete. Merremi me majën e ajsbergut dhe nuk tregojmë mirënjohje. Tirana doli që ishte më e pastër se Roma”, është shprehur ai.

Si ishin orët kur pamë emocionet shumëngjyrëshe, përplasje mes tifozëve dhe policisë?

Besoja që konflikti do të ishte shumë herë më i madh, pak orë më vonë do të ketë një ndeshje në Paris.

Parisi fan zonat i kishte 13 dhe 17 km larg stadiumit. As qyteti nuk kishte dekor dhe as nuk ishin përgatitur për ndeshjen.
Tirana ku pritshmëritë nuk ishin të larta, ia tejkaloi Shkupit, Krybashkiaku i Shkupit më tha që nuk kemi bërë as 1 të 100 e Tiranës.
Këtu bëhet një derbi klasik i kryeqytetit dhe ka konflikt, ndaj frika ishte e madhe.

Ne e kemi vuajtur inferioritetin ndaj të huajve. Tani kemi një polici që nuk pyet se nga je por nëse bën gabime deportohesh. Rrugaçët e deportuar ishin çlirim nga kompleksi i inferioritetit.

Me dinjitet dhe pa modesti, jemi kryeqytet europian. Kemi ngritur një stekë por duhet ta mbajmë.

U vu re se kryeqyteti ishte i pastër edhe gjatë atyre 48 orëve, si ia dolët?

Kemi një mori heronjsh që nuk veshin pelerina. Hero është çdo polic dhe shumë prej tyre, edhe në Roterdam pati 78 të arrestuar, më shumë pra edhe se në Tiranë. Dhuna që është monopol i policisë, shkopi i gomës, arrestimi, janë monopol i shtetit, fakti që kishim më shumë policë të dëmtuar, është që deri në fund policia ishte e rezervuar në përdorimin e dhunës.

Edhe qytetarët ishin heronj. Pastruesit e Tiranës bënë një punë që unë i përulem. Qytetarët nuk gjetën një pikë pluhur dmth që arritëm nivelin e dinjitetit urban.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *