“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së?Shehaj:Në PD do ketë demokraci – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së?Shehaj:Në PD do ketë demokraci

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur ditën e sotme nga Kavaja se nëse do të jetë kryetar i kësaj force politike, partia e udhëhequr nga ai do të ketë demokraci dhe meritokraci.

Shehaj ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook” video-mesazhe nga takimet e zhvilluar me qytetarët në Kavajë, ndërsa shprehet se çdo pozicion duhet të arrihet me garë dhe se çdo vendim të merret me votën e anëtarësisë.

“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së? Këtë dua të di unë. Kur ti nuk ke demokraci brenda llojit!” Këto janë fjalët e një demokrati të Kavajës. Përgjigjja ime është e thjeshtë: nëse do të jem kryetar i PD-së, partia jonë do të ketë demokraci dhe meritokraci. Çdo pozicion me garë, çdo vendim me votën e anëtarësisë”, shkruan Shehaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *