Certifikata false për xhama të zinj, arrestohen 6 persona, ndër ta 4 zyrtarë

2 persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi pajisnin shoferët me certifikata false të errësimit të xhamave. Ata kishin 2 biznese me këtë aktivitet.

V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

4 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për R. S., 32 vjeç, I. N., 45 vjeç, M. M., 39 vjeç dhe D. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse pajisnin drejtuesit e automjeteve me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta gjatë kontrolleve që kryenin në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë,” – thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit