Cerrik/ Pamjet e grabitjes se te moshuarve: jemi te trembur e pa mbrojtje-Stop-12 Maj 2021

Jemi në lagjen Nr.3, Cërrik, pasi në 2 mars 2021, në mesditë, dy burra vjedhin në banesën e tyre dy bashkëshortët e moshuar, Tahir dhe Sabire Sulmina.Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë. Ata thonë, se janë marrë mbi 1300 euro, bizhuteri me vlerë, rroba, e ushqime.Kamerat e banesës, kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për covid dhe kapuc, tjetri me maskë për covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në canta.Ankesa e të moshuarve është, se policia e Cërrikut, u duk vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion, se në cfarë faze është kjo cështje.Pas kësaj ngjarjeje, të moshuarit thonë, se ndjehen të frikësuar dhe të pambrojtur, aq sa nuk dalin më jashtë banesës, madje kanë bërë edhe derën me hekura. Gruaja thotë, se dyshimet i ka për atë, që e kishte si të besuar, Fadil Barjamin, i cili jeton afër tyre në Cërrik. Sipas zonjës Sabire, ai kishte dijeni për levizjet e bëra atë ditë, por edhe për faktin, se të moshuarit do të këmbenin lekët në Elbasan.

Të Fundit