Cakaj-Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me komisionerin, Varhelyi, kryediplomati Cakaj diskutoi gjerësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Të Fundit