Burri niset me kamper por harron gruan në rrugë me rrobdishan dhe shapka – e njoftojnë karabinierët disa orë më vonë

Një ngjarje sa komike aq edhe absurde ka ndodhur në provincën e Ferrarës, në Itali. Një burrë që po udhëtonte me camper për pushime harroi gruan e tij në rrugë pas një ndalese të shkurtër.

Gruaja kishte zbritur nga makina për pak minuta, e veshur vetëm me një rrobdishan dhe me çorape shtëpie, por i shoqi u nis sërish pa e kuptuar se ajo nuk ishte më në automjet. Pas rreth dy orësh rrugë, burri më në fund e kuptoi mungesën e saj dhe i tmerruar u kthye pas.

Ndërkohë, gruaja kishte mbetur e vetme, pa celular dhe pa dokumente. Kalimtarët që e panë të tronditur në rrugë njoftuan karabinierët, të cilët e ndihmuan dhe e shoqëruan në komisariat.

Pasi u bashkuan, burri kërkoi ndjesë për ngjarjen që tashmë ka bërë xhiron e mediave italiane. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda – përveç ndoshta një “fature” të rëndë morale që i duhet të paguajë burri për harresën e pazakontë.

Të Fundit