“Burgu është më mirë” I dënuari mërzitet nga punët në komunitet, kthehet në qeli

“Punët në komunitet janë shumë të lodhshme, dua të kthehem në qeli”. Kështu një kriminel nga zona e Brianzës, Itali preferoi të kthehej në burgun e Monzas sesa të qëndronte në komunitet. 38-vjeçari ishte arrestuar për vrasje, krime të ndryshme ndaj personit dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Burri ishte vendosur që prej datës 21 nëntor në një komunitet, ku vuante dënimin me masën alternative të provës ndaj shërbimeve sociale. Megjithatë, sipas 38 vjeçarit, punët ishin shumë intensive. Për këtë arsye kërkoi transferimin në burgun e Monzës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

“Nuk na lënë të marrim frymë, qelia është më e mirë se gjithë ajo punë”, ka thënë ai.

Të Fundit