E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Botërori 2022/ Argjentina fiton Kupën e Botës!

Argjentina shpallet kampione bote në finalen e madhe të Botërorit 2022. Ajo mundi me penallti, me rezultatin 4-2 Francën, duke ngritur kështu trofeun pas 36 vitesh.

Argjentina kaloi e para në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar nga Messi, në minutën e 23 të lojës. Në minutën e 36-të, Argjentina shënoi sërish falë Di Marias. Në pjesën e tyre, në minutën e 80 ishte Mbappe që shënoi falë një penalltie. Vetëm dy minuta më pas ai shënoi sërish, duke barazuar gjithçka në minutën e 82.

Në kohën shtesë Argjentina kaloi në avantazh falë Messit, por rezultati u barazua sërish nga një penallti e Mbappe.

Finalja e madhe e Kupës së Botës u luajt në stadiumin “Lusail”. Pas 63 takimesh në këtë event, e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit anembanë botës ishte tek kjo sfidë, me dy kombëtaret më të forta të turneut. Me interes u ndoq edhe dueli Lionel Messi-Kylian Mbappe.

Hera e fundit që Argjentina kishte fituar kampionatin botëror ishte në vitin 1986. Ndërsa Franca e kishte fituar Kupën e Botës në 2018.

Ndeshjen e fundit të Botërorit e ndoqën mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën. Më shumë se 150 vende e transmetuan këtë takim nga të gjitha kontinentet. 89 mijë spektatorë ishin të pranishëm në stadiumin ‘Lusail’ të Doha-s.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑