Bordi i Transparencës ka vendosur sërish të rrisë çmimin e karburanteve. Duke nisur nga dita e sotme ora 18.00, çmimi për një litër naftë do të jetë 265 lekë për litër.
Ndërkohë çmimi i benzinës do të jetë 241 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 86 lekë/litri për shitjet me pakicë.
Kujtojmë se çmimi i lartë i karburanteve është diskutuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama në Kuvend, duke thënë se kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon, por taksat janë më të ulëta. Rama shtoi se në kushte normale Bordi i Transparencës është komunist, por në kohë krize ndihmon psikologjikisht dhe financiarisht.
Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë