‘’Boll ma’’, Prishtina ‘ngrihet në këmbë’ për Liridonën

Ka nisur marshimi në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Marshimi po zhvillohet tek Amfitetari, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku  pritet të ketë një performancë artistike për disa minuta.

Më pas të gjithë bashkë do të marshojnë drejt ndërtesës së qeverisë ku priten që të shpalosen kërkesat dhe apelin që kanë gratë protestuese.

Qytetarët mbajnë në duar tollumbace, në të cilën shkruhen dhe mesazhe.

Liridona Ademaj vra në Prishtinë mbrëmjen e më 29 nëntor, nga një plan i mirëmenduar i bashkëshortit të saj, i paraqitur fillimisht si grabitje. Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

 

Të Fundit