Boksierja kosovare Donjeta Sadiku triumfon ndaj serbes, fiton medaljen e artë në “Taranto 2026”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u stolisur me medaljen e artë.

Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova. Pas një dominimi të qartë dhe goditjeve të sakta nga boksierja kosovare, Kuluhova u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në raundin e dytë, duke i dhënë fitoren Sadikut.

Me këtë triumf, Donjeta Sadiku ngre sërish lart flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë se përkushtimi dhe puna e palodhshme shpërblehen me sukseset më të mëdha në sport.

Të Fundit