Bie sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, 60% më pak në tremujorin e parë

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimi te dhëna në Shqipëri ka pësuar rënie në tre muajt e parë të vitit. Sipas statistikave më të fundit të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në periudhën janar-mars është rreth 400 mijë m 2, një rënie kjo me 60% krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Rënie të ndjeshme ka pësuar sipërfaqja e lejeve në kryeqytet, pas një trendi që ishte në rritje në 3 vitet e fundit.

Në tre muajt e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 200 mijë metra katrorë sipërfaqe, rënie kjo me 75 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Ndryshe ka ndodhur me qytetin bregdetar, Durrësin ku mesa duket projektet e reja të planifikuara kanë shtuar kërkesat për sipërfaqe ndërtimi.

Në tre muaj janë dhënë 102 mijë metra katrorë sipërfaqe leje ndërtimi, nga 90 mijë metër katrorë dhënë në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Teksa sipërfaqja ka qenë më e ulët si numër, lejet e ndërtimit të dhëna në këtë tremujor kanë pësuar rritjen më të madhe në 5 vitet e fundit.

429 leje ndërtimi për banesa të reja janë dhënë këtë 3 mujor, ose 8% më shumë se në vitin 2022. Pjesa më e madhe e lejeve janë dhënë për ndërtesa banimi, pasuar nga ndërtesa të tjera jo rezidenciale si hotele, zyra apo godina tregtare.

Tv Klan

Të Fundit