Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një futbollist ka humbur jetën.
Ezequiel Esperon, futbollist i Argjentinës, ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë, teksa po argëtohej me miqtë e tij, shkruan tabloidi britanik “The Sun”
Tragjedia ka ndodhur pak para mëngjesit të së dielës në lagjen Buenos Aires, në Villa Devoto, ndërsa 23-vjeçari u nda nga jeta menjëherë pasi mbërriti në spitalin “Zubizarreta”.
Mediat vendase raportojnë se 23-vjeçari se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjëlla, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.
Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional.
Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje.