“Bërtiti me të madhe, aty e kuptova…” rrëfimi i burrit për aksidentin fatal

Në datën 20 shtator 2021 në segmentin rrugor, që të con nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.Myrvet Hakorja tregon, se ka qenë duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij Drita Hakorja. Në momentin që kanë dalë, Myrveti kalon i pari rrugën, pasi do shkonte tek furra e bukës dhe më pas përpiqet të kalojë gruaja e tij. Vendi ku do kalonin, është te mbikalimi, i vetmi vend, për këmbësorët. Në momentin, që do kalonte Myrveti, ka ndaluar një kamion. Po më pas kamioni është nisur dhe Drita, bashkëshortja e tij është aksidentuar. Shoferi ka dalë nga kamioni dhe duke menduar të ndihmonte gruan, bëri gabimin e dytë sipas Myrvetit, pasi duhet ta ngrinte kamionin në krik dhe jo të ikte me indietro. Gruaja dha shpirt në makinë, rrugës për në spital.Myrveti tregon, se ndoqën procedurat ligjore. Kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas. Ekspertiza nxorri viktimën fajtore. Prokuroria kërkoi pushimin e cështjes, por gjykata vendosi për rihetim dhe kryerjen e riekspertizës eksperimentale. Prokuroria e kundërshtoi në apel. Hetimet i drejtoi prokurorja Elsa Miha, ndërsa për ekspertizën auto-teknike u caktua eksperti Arjan Janku. Sipas tij konkluzioni është, që viktima nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit, pasi në atë zonë, shoferi nuk kishte shikueshmëri.

Të Fundit