Berisha: Veprimet e Bashës të bashkërenduara me Ramën – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Berisha: Veprimet e Bashës të bashkërenduara me Ramën

Nga qyteti i Korçës, ish-kryeministri Berisha akuzoi se veprimet e Lulzim Bashës janë të bashkërenduara me Kryeministrin Rama, ndërsa cilësoi se “viktimë” e këtij bashkërendimi është pluralizmi politik.

Berisha tha se PD po bën një figurë të keqe, ndërsa theksoi se në statutin e ri do të ketë një nen që shkarkon kryetarin, në rast të marrjes së pushtetit të forumeve.

“Ne po bëjmë një figurë shumë të keqe. Nuk kemi tolerancë për fjalën. Kryetari përjashton deputetin nga funksionet, sepse tha që je shprehur në këtë mënyrë në mbledhje. Merr vendime ish-kryetari. Pse po them unë ish- kryetari. Do ketë nen në statut: Kryetari nuk mund të marr pushtetin e forumeve të tjera. Nëse ja keni dhënë atë pushtet Këshillit Kombëtar, kryetari nuk mund ta uzurpojë. Nëse ja keni dhënë grupit parlamentar, kryetari nuk mund t’ja marrë. Nëse kryetari vepron në këtë mënyrë, statuti do të parashikojë shkarkimin e tij dhe kalimin e komptencave tek zv.kryetari apo Sekretari i Përgjithshëm. Në situatën aktuale viktimë e tmerrshme e këtyre qëndrimeve të bashkërenduara me Ramën, viktimë e tmerrshme, është pluralizimi politik që ne themeluam në vitin 1990”, tha Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *