Berisha tregon mesazhin e vetëm që i ka dërguar Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se kryeministri Edi Rama i ka dërguar vetëm një mesazh, edhe pse janë prej shumë vitesh kundërshtarë politikë.

Gjatë një bashkëbisedimi për trashëgiminë kulturore, Berisha tha se Rama i ka dërguar mesazh, pasi ia përçmoi pllakat e gurit në sheshin “Skënderbej”.

“Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, i cili në fund të fundit është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Sheshi. Përveçse në Korenë e Veriut, nuk gjen shesh të këtyre përmasave pa jetë dhe me largimin e trafikut, të duket sikur kursen pllakat e gurit.

Mania e njerëzve është e pakufijshme. I vetmi mesazh në jetën e tij, më ka dërguar një mesazh ku unë ja përçmova pllakat e gurit, të cilat tani janë 50 gradë”, u shpreh kryedemokrati.

Të Fundit