Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije gjatë një komunikimi me gazetarët se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas.

Berisha sqaroi se prania e tij lidhet me një ftesë në kuadër të delegacionit të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, si dhe me një ftesë nga një institut amerikan, ndërsa shtoi se po pret dokumentacionin përkatës për realizimin e vizitës dhe fiksirimin e takimeve zyrtare.

“Tani, që të jem i hapur, unë ju kam qenë në fillim kur jam pyetur, kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit.

Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas.

Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme”, u shpreh Berisha.

Të Fundit