Berisha: Mjekësia shqiptare si në vitet ’60, 4 herë më pak mjekë se mesatarja e BE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të premten një takim me studentë të mjekësisë në Tiranë.

Berisha e përshkroi gjendjen aktuale të shëndetësisë, që sipas tij ka degraduar në nivelin e viteve 60.

“Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Këtu jemi ne. Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht. Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv”, tha Berisha.

Të Fundit