E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Berisha bën thirrje për dhunë në Kuvend: T’i thyhen kockat deputetëve të PS! Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën

Me tensione është shoqëruar seanca plenare e kësaj të enjteje, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj deputetëve të mazhorancës, në lidhje me protestat e 13 tetorit dhe ndërhyrjen e policisë ndaj të rinjve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, duke deklaruar se të rinjtë janë goditur dhe plagosur gjatë protestave në Tiranë.

Ai iu drejtua deputetëve të mazhorancës me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si kriminelë.

Berisha: Java dhe ditët që kaluan Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë më të papara. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, u përdorën mjetet më të egra. Këta parlamentarët janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka. Këta meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë.

Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i ndërpreu fjalën, duke argumentuar se kreu i PD-së kishte bërë thirrje për dhunë.

“Kjo nuk është procedurë. Sipas Rregullores, ju hiqet e drejta e fjalës. Keni bërë thirrje për dhunë. Nuk keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme”, iu drejtua Peleshi.

Më pas Peleshi ndërpreu seancën për 10 minuta.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑