Bëri shqiponjën me duar në stadiumin e Katarit, flet tifozja shqiptare: Serbët u tërbuan

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta, tensione, festime të çmendura edhe zënka. “Helvetët” kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Serbia u eliminua në fazën e grupeve.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë.

Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

Të Fundit