Seanca për “Check Up dhe Sterilizimin’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që mbahet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit do të shtyhet për në datën 7 Maji.
Bëhet me dije se arsyeja e shtyrjes së seancës vjen për shkak të mungesës së Beqajt dhe avokatit të tij, Ermal Yzeiraj.
Përmes një e-mail-i, Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik. Sipas tij, bashkëshortja e Beqajt, e kishte vënë në dijeni se gjendja shëndetësore e klientit të tij (hernia) ishte rënduar dhe se nuk mund të paraqitej në gjyq.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.
SPAK i akuzon për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës.