Belinda Balluku: Me Portin e ri, Durrësi do fitojë 700 metër plazh

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ku i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Balluku tha se ky projekt do e shndërrojë Portin e Durrësit në më të madhin në Mesdhe dhe se kapaciteti i tij nuk matet me numrin e jahteve.

Po ashtu ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se Shqipëria do të përfitojë nga ky projekt 700 metra plazh me zhvendosjen e portit ekzistues.
Më tej Balluku tha se me këtë projekt, Durrësi do të bëhet me dy porte, portin e ri që do të ndërtohet nga kompania e Alabar dhe portin e mallrave që do të ndërtohet në Porto Romano dhe do të kushtojë 390 mln euro.

Sipas ministres porti duhet të zhvendoset në një zonë industriale ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe RMV-në.

“Fat që porti i ri do të kushtojë 2 mln euro. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës, i nxjerr nga koka ju e dini më mirë se unë. Nuk ekziston ky lloj kuotimi për ndërtimin e Portit të ri, do ua them unë tani. Do të ndërtohet me kapacitetet e Autoritetit Portual të Durrësit dhe se ka këtë detyrë që të zhvillohet. Gjithashtu edhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit se është detyrë e këtij shteti që të modernizojë infrastrukturën detare dhe kushton 390 mln euro. Do të bëhet se nuk ka mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë më në zemër të një qyteti për infrastrukturë portuale. Duhet të shpërngulet në një zonë industriale, ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën e dhe RMV-në”, tha Balluku.

 

Të Fundit