BE ofron internet për Ballkanin, Komisioni vë në dispozicion 15 milionë euro për 400 hapësira publike

Bashkimi Europian ka akorduar mbështetje financiare për arritjen e qasjes pa pagesë në zonat publike të 400 bashkive në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendimi i marrë për rajonin në Këshillin Europian të dhjetorit, i ngjan atij të marrë pak kohë më parë për zona publike me mundësi interneti të lirë në Europë.

Ndërsa nuk ka ende një hartë të këtyre zonave në rajon, televizioni publik ka mësuar se Komisioni Europian ka propozuar një shumë të vënë në dispozicion për investimet e nevojshme në masën 15 milion euro në total.

Pjesë e asaj që quhet transformim digjital i rajonit, synimi europian është drejtuar te ngritja e ndërlidhshmërisë në rajon për të arritur bërjen pjesë të rajonit në tregun europian digjital.

Që nga tetori i vitit të kaluar tarifat Roaming në rajon kanë rënë nga 25-83 përqind.

Që nga qershori i vitit të kaluar, 5 vende kanë nënshkruar programin e europës digjitale që i lejon pas ratifikimit brenda vendit që të mbështeten financiarisht në fusha si aftësimi i përparuar numerik, inteligjenca artificiale dhe risitë numerike.

Të Fundit