Olti Metuku, me banim në Kamëz, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi prej 5 vjetësh,vuan dënimin në burgun e Peqinit, për “vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekjen dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 19 janar 2016, ku u vra në pritë, në Zezë Nikël të Fushë-Krujës, Fatmir Pula, i cili po kthehej nga lokali i tij në Kamëz. Qëllimi ishte grabitja e të ndjerit.Autorët e vrasjes u zbuluan dhe ishin Elton Ceka dhe Admir Haka, ky i fundit ish-kunati i Oltit.Nga verifikimet, Admiri para se të ndodhte vrasja, kishte marrë në telefon Oltin, i cili i kishte thënë, se Fatmir Pula, sapo e kishte mbyllur lokalin e tij në Kamëz.Admiri dhe Eltoni u dënuan me nga 35 vjet burgim, ndërsa Olti Metuku me 14 vjet.Por, Olti Metuku, ishte personi, i cili të nesërmen e ngjarjes bashkëpunoi me policinë, dhe falë bashkëpunimit të tij, u gjetën e u kapën autorët.Olti u shpërblye me 2 milionë lekë të vjetra për ndihmën e dhënë, por u dënua me 14 vjet heqje lirie.Avokati i tij Idajet Beqiri, shpjegon, se klienti i tij nuk ka patur dijeni, që po i conte njerëzit drejt një krimi dhe nuk ka prova, që të ishte pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve. Përkundrazi Olti ka bashkëpunuar me policinë dhe ligji e përjashton nga dënimi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]