Basha: Të vendosur përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, të rikthejmë shpresën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se politika i ka bërë shumë dëm vendin. Teksa ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetin e tij social Facebook, kryedemokrati thekson se vendit mund t’i kthehet shpresa, duke filluar me ndërtimin e urave të besimit aty ku mungojnë.

I vendosur, lideri i PD shprehet se do të vijojë të qëndrojë përballë trekëndëshit të Bermudës, me të cilin ka etiketuar, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën

Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës. Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar.

Të Fundit