Basha takim me gjimnazistët: Do zeroj tarifat e studimit për 90% të të rinjve

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistët maturantë u shpreh qeveria Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Basha gjatë fjalës së tij theksoi se një qeveri e përgjegjshme do të kishte testuar mësuesit dhe do të kishte mbrojtur nxënësit nga koronavirusi.

“Propozuam një plan me 5 pika për menaxhimin e pandemisë. Një ndër hapat e planit tonë ishte menaxhimi i sistemit arsimor. Asnjë masë nuk u mor, 70% e shkollave pa ujë të rrjedhshëm. Ndryshimet kaotike të vendimeve janq tregues se qeveria nuk ka plan. Një qeveri e përgjegjshme do të kishte marrë masat për higjienën në shkolla. Një qeveri e përgjegjshme do të kishte testuar mësuesit, do të kishte mbrojtur nxënësit”, u shpreh Basha.

Ai tha më tej se prioriteti i tij nuk janë oligarkët, por rinia.

Shefi i opozitës premtoi se kur të vijë në pushtet do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve.

“Prioriteti im jeni ju të rinjtë, jo 10 oligarkët. Qeveria ime do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve.

Programi ynë për arsimin e lartë është që asnjë i ri/e re nuk do të ngelet pa studiuar për pamundësi ekonomike. Programi i arsimit do të jetë stimulim për ekselencën, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit”, tha më tej kryedemokrati.

Të Fundit