Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se javën e ardhshme do të përparojnë me një tjetër draft-ligj, duke njoftuar nismën e re të demokratëve.
Nene kundër oligarkisë. Kjo do të jetë nisma e re ligjore e Partisë Demokratike e paralajmëruar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë”, shpjegoi Basha.