Bill Gates: Rreziku i ri është bioterrorizmi – Stop
Bota, Të Gjitha

Bill Gates: Rreziku i ri është bioterrorizmi

Miliarderi Bill Gates paralajmëroi në Samitin e OKB-së për Klimën në Glasgow COP26 se, përveç pandemive, ekziston një rrezik i ri për njerëzimin. Këto, tha ai, mund të jenë sulme terroriste me armë biologjike (sulme bioterroriste). Prandaj ai bëri thirrje që të investohen miliarda dollarë në të ashtuquajturat “lojëra me mikrobe”, në mënyrë që njerëzimi të përgatitet në mënyrë adekuate.

Gates e tha këtë gjatë një diskutimi me Jeremy Hunt, kryetar i Komitetit të Shëndetit dhe Mirëqenies së Parlamentit Britanik dhe ish-ministër britanik i shëndetësisë gjatë samitit COP26.

Themeluesi i “Microsoft” bëri thirrje për formimin e një “ekipi të kundërpërgjigjes” globale ndaj pandemisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Duhen rreth një miliardë në vit për një “ekip sulmi” pandemik në OBSH, i cili do të merrej me mbikëqyrjen dhe atë që unë i quaj lojërat e mikrobeve, domethënë praktikimi i përgjigjeve,” tha Gates. Ai dha edhe një shembull se si terroristët mund të sulmojnë disa aeroporte në të njëjtën kohë me virusin e lisë, në mënyrë që ky të jetë një nga skenarët për të ushtruar në “Germ Games” për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm.

Ai shpjegoi se ka epidemi të shkaktuara natyrshëm, por se ato mund të jenë edhe pasojë e bioterrorizmit dhe si të tilla mund të jenë më të këqija se sa natyrale. Megjithatë, siç shtoi ai, përparimet në shkencë duhet të na japin mjete për një përgjigje më të mirë se sa kemi tani.

Miliarderi tha se vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe duhet të investojnë dhjetëra miliarda në kërkim dhe zhvillim, në mënyrë që të jenë gati për pandeminë e ardhshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *