E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Bardhi ironizon Bashen, do te veteshpallet mbret i Anglise

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar Lulzim Bashën pasi ky i fundit njoftoi se është kreu i grupit të PD.
Pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, Bardhi, në një prononcim për gazetarët, u shpreh me ironi kur tha se do të vijë dita që Lulzim Basha të vetëshpallet edhe mbret i Anglisë.

“A e kuptoni ju se në çfarë situata është vënë kryetarja e kuvendit, thotë do caktojë administrata e Kuvendit kush është kryetari i grupit të PD, grupit më të madh të opozitës. E kupton në çfarë limitesh absurditeti është ky lloj bashkëveprimi qesharak midis kryetares së kuvendit dhe dikujt që pasi u vetëshpall kryetar partie, u vetëshpall kryetar grupi. Mos u çudisni, do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Ju garantoj për këtë. Se vetëshpallja është në modë këtë periudhë dhe do shikoni çudira në ditët në vijim. Mos u habisni të thotë jam edhe Kryeministër, të sillet si Kryeministër. Nuk do jetë fare çudi që të arrijmë në këtë ditë”, deklaroi ndër të tjera Gazment Bardhi.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑