Banorët e prekur nga tërmeti nuk lirojnë hotelet: Është rritur çmimi i qirave.

6 janari, e hënë, ishte dita kur të strehuarit në hotele, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, duhet t’i linin këto ambiente, por pavarësisht kësaj ata nuk janë larguar prej aty.

Në hotelet e Golemit vijojnë të strehohen qindra banorë të Durrësit në pamundësi për të gjetur një tjetër banesë e për të vijuar jetën normalisht.

Banorët ankohen se shtëpitë me qira mungojë dhe çmimi i tyre është rritur shumë, për shkak të kërkesave tepër të larta. Përveç kësaj, ata thonë se deri tani askush nuk ka vlerësuar dëmet dhe sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.

Pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe dëmtoi shume pallate dhe banesa me qindra qytetarë u strehuan në hotele, por edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj ata presin për një zgjidhje dhe ankohen për mungesë vëmendjeje nga institucionet.

Të Fundit