Balluku: Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan, gazifikimi i vendit nis me Korçën

Pas Brukselit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro udhëtoi drejt Azerbajxhanit.

Në rrjetet sociale, Balluku ka bërë me dije 3 pikat kyçe të diskutuara me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, për të cilat thotë se do të vihen në zbatim sa më parë.

Hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, gazifikimi i Shqipërisë të nisë me Korçën dhe pjesëmarrja e SOCAR në projektin e integruar të Vlorës, janë këto çështjet e diskutuara në takimin e sotëm në Azerbajxhan.

“Hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën, pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës, ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes”, shkruan në Facebook zv/Kryeministrja Belinda Balluku.

Të Fundit