Balluku: Porti i ri në Durrës do jetë modern, nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh mi nistrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se porti i ri tregtar i Durrësit, që do të ndërtohet në Porto Romano, do të jetë modern.

Gjatë fjalës së saj në takimin me përfaqësues dhe institucione që kanë shprehur interes për ndërtimin e tij, Balluku u shpreh se ky port nuk do t’i shërbejë vetëm vendit tonë, teksa aktualisht, ka dy marrëveshje të lidhura me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për ngritjen e dy porteve të thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë.

“Ashtu siç ne e kemi bërë publike, porti i Porto Romans nuk do t’i shërbejë vetëm Republikës së Shqipërisë, por në momentet që sot flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ngritjen e dy porteve të thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë.

Përmes kompleksit të ri portual Durrës-Porto Romano dhe me një autoritet portual që mbikëqyr të dyja portet, edhe portin e marinës së jahteve, edhe portin e ri, një port modern në Porto Romano”, theksoi ajo.

Të Fundit