Ballsh, iken mesuesi i muzikes, vjen i historise, nuk njeh notat muzikore! 23 nëntor 2018

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama foli për një prej arritjeve të qeverisë së tij, gjatë një vizite në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Sipas Ramës, nuk ka më mësues jashtë profilit në shkollat tona.Por rasti që sjellim sot, tregon të kundërtën. Sokol Nazeraj nga Ballshi ka dhënë prej 17 vjetësh lëndën e muzikës dhe vizatimit.Por Sokolin e nxorrën me kontratë e më pas u përball me një sëmundje. Kur provoi të rikthehej në punë, i treguan portalin.Ndërsa priste të fillonte sërish procesin mësimor në shkollën “Ramiz Aranitasi”, kjo jo vetëm nuk ndodhi, por në vend të tij u punësua Eduard Elmazaj. Ky i fundit ka mbaruar studimet për histori-gjeografi dhe nuk njeh as notat muzikore.Gazetarja e emisionit kontaktoi me drejtoreshën e shkollës, vetë mësuesin e ri të muzikës, Zyrën Arsimore Mallakastër dhe drejtorinë rajonale të Arsimit në Fier.Por vetëm drejtuesja rajonale e arsimit Fier, Yllka Beci,e quajti të padrejtë atë, që ka ndodhur, duke kërkuar, që ZA Mallakastër të mbajë përgjegjësi.

Të Fundit