“Ballkani i Hapur nismë gjithpërfshirëse”, Rama:Njerëzit të ndihen të lirë

Kryeministri Edi Rama nga Grabomi i Malësisë të Madhe ka deklaruar ditën e sotme se ‘’Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.

Sipas Ramës ky është një proces në kuadër të Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë, teksa shtoi se nisma nuk është përjashtuese ndaj ftoj të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja.

‘’S’kemi nevojë të shpikim gjë të re, të bëjmë rajonin në respektim të 4 lirive.

Qëllimi i nismës që kemi marrë në kuadër të procesit të Berlinit,që është një nismë gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese dhe që synon pikërisht këtë. Në gjithë vendin e rajonit, Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë.

Sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet si  në BE. Të gjithëve ju duhen të presin. ‘’- tha Rama.

Të Fundit