“Babanë e vrava se na e nxiu jetën”, Hygerta Meta nuk pendohet për krimin: Armën e hodha në det!

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Kështu deklaroi policia për gazetaren Klodjana Haxhiaj, e cila ka dyshime se Hygerta Meta nuk veproi e vetme.

Vajza është kthyer në skenën e krimit, ndërsa ka rrëfyer se ka qenë ajo që vrau babain e saj.

Pa asnjë shenjë pendese, 19-vjeçarja deklaroi se e kishte vrarë babanë pasi ai ia kishte nxirë jetën të gjithë familjes.

Mësohet se Pëllumb Meta është vrarë me 4 plumba.

“E vrava vet se na nxiu jetën si familje dhe nuk jam penduar. Armen e krimit e hodha në det.”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sakaq, pak metra më tutje, te Kthesa e Fllakës është gjetur makina e viktimës, që dyshohet se është lëvizur nga djali i madh i tij, Hyseni.

Kjo rrit edhe më tej dyshimet e policisë, se për ngjarjen ka pasur bashkëpunëtorë. Makina po i nënshtrohet ekspertizës për gjetjen e gjurmëve të tjera.

Të Fundit