Babai rreh të bijën 12-vjeçare në Korçë, dyshohet se më parë e kishte ngacmuar seksualisht – Stop
Lajme, Të Gjitha

Babai rreh të bijën 12-vjeçare në Korçë, dyshohet se më parë e kishte ngacmuar seksualisht

Një 47-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

Gjatë pyetjeve në prani të psikologut, babai e ka tërhequr të bijën prej flokësh.

Ndërsa ka rezultuar se ka abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *