Avokatja vjedhë kilentin, kompania e sigurimit prish marrveshjen me avokaten pa prokurë

Në 15 nëntor transmetuam denoncimin e zotit Panajot Gjoni, i cili tregoi, se para një viti u aksidentua te Kafja e Rremës nga një vajzë me automjet dhe rrezikoi jetën. Në ambientet e Spitalit të Traumës, Panajoti u kontaktua nga avokatja Ersila Abazaj, e cila mori përsipër të ndiqte procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit të makinës së autores së aksidentit. Një muaj më vonë, pasi avokatja nuk po përgjigjej, Panajoti pajtoi një avokat tjetër, duke i revokuar prokurën Ersila Abazajt. Por avokatja e parë Ersila Abazaj, me prokurë të revokuar, kishte lidhur një marrëveshje në emër të tij dhe kishte marrë dëmshpërblim 3.8 milionë lekë të vjetra, një shumë kjo qesharake në raport me dëmin. Në Kompaninë e Sigurimit, u habitën për revokimin e prokurës. Pas transmetimit tonë, Panajoti na tregon, se Kompania e Sigurimit e ka prishur këtë akt-marrëveshje të bërë në shkelje dhe i ka hapur dritën jeshile Panajotit, që të lidhë një marrëveshje tjetër me avokatin e ri, për dëmin e shkaktuar.

Të Fundit