“Hera e parë që e dëgjoj se është problem”- çfarë deshi të thotë drejtori për mbetjet spitalore

Javët e fundit kemi transmetuar denoncime dhe investigime për qendrat shëndetësore Shezë-Peqin dhe Shkozë.Mbetjet spitalore prodhoheshin nga këto qendra dhe grumbulloheshin nëpër ambiente publike, duke përbërë rrezik për ambinetin dhe komunitetin. Në denocim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit. Ne ishim atje dhe konstatuam age, shiringa, shishe qelqi, si dhe mbetje spitalore të prodhuara nga institucioni, që duhet të na sigurojë shëndetin.Mbetjet ishin në kazanë, pranë tyre dhe pas godinave të institucionit.Disa prej mbetjeve spitalore i marrim dhe ia tregojmë drejtorit të këtij spitali, Agron Gaxho, i cili bën sikur fton gazetarin në zyrë, por në fakt e shtyn dhe i thotë, se nuk e di ku janë marrë këto mbetje.Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Shtetit, në terren u paraqitën ekspertët, të cilët dokumentuan të gjitha provat e gjetura në ambientet e territorit të Spitalit të Elbasanit. Megjithë lajmërimin e bërë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Shëndetësisë Elbasan, inspektorët e këtij institucioni nuk u panë gjëkundi. Ervin Meçe, administrator i “Eco Riciklim”, thotë, se kjo kompani ka kontratë me Spitalin e Elbasanit, me të cilin ka dhe një grafikë shërbimi dy herë në javë.Ndërkohë në prokurorinë e Elbasanit është ngritur një një grupi hetimor për këtë rast, pas sinjalizimit nga gazetari i “Stop”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë hedhur këto mbetje, si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Të Fundit