Atentati ndaj Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.  Autorët të cilët dyshohet se janë 2, e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin dhe nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të objektivit, në një distancë të ngushtë.

 

‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.’- njofton policia.

Sipas bluve të Tiranës, duke u bazuar tek analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Po ashtu bëhet e ditur se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit ‘AA 968 JD’, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018. Ndërsa mjeti tip ‘Nissan’, ngjyrë gri me targë MHY6650 rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Të Fundit