Policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Mësohet se Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Bëhet me dije se 34 vjeçari, Rraja u identifikua nga gjurmët e ADN-së.
Ndërkohë, Redjan Rraja nuk ka pranuar para policisë përfshirjen në atentatin e së premtes ku mbeti i plagosur Arjan Ndoja dhe dy personat që shoqëronin prokurorin