Asllani: Jam i lumtur për barazimin ndaj Çekisë, me Ukrainën vetëm për fitore

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani u shfaq i lumtur për barazimin ndaj Çekisë.

Duke folu për Tv Klan pas ndeshjes, Asllani deklaroi se kuqezinjtë bënë më mirë në pjesën e dytë.

Sipas tij, Shqipëria do të luajë vetëm për fitore ndaj Ukrainës.

“Performanca e Ismajlit ishte fantastike. Mbrojtësit kanë bërë ndeshje shumë të mirë. Jemi të lumtur për këtë barazim. Është një skuadër fizike dhe fortë. Mezi e presim ndeshjen ndaj Ukrainës. Luajmë vetëm për fitore, se ajo na duhet.

Në Çeki, unë isha një kundër një. Sot unë lëvizja majtas-djathtas, por nuk kisha hapësirë. Në pjesën e dytë më tha trajneri të isha para mbrojtësve. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ishte një ndeshje si ping-pong. Isha në dyshim, sepse vija nga një dëmtim në gju. Jam i lumtur që luajta deri në fund, sepse nuk kam luajtur fare këtë muaj.

Për mua mund ta nisim topin nga portieri dhe ia dalim. Me Kroacinë kemi luajtur futboll. Nuk e di përse në pjesën e parë kishim gjithë ato probleme. Pak është edhe frika për të mos humbur. Kur luan futboll, më mirë është që ta mbash topin, para kundërshtarit. Në pjesën e dytë u përmirësuam. Duhet të nisemi nga kjo pjesë e dytë.”, deklaroi Asllani.

Të Fundit