Arrin në mbi 2 mijë numri i viktimave në Marok, ekipet e huaja i shkojnë në ndihmë

Më shumë se 2,100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2,421 të tjerë janë plagosur, dhe shumë të tjerë janë në gjendje kritike.

Ekipet e huaja të shpëtimit i janë bashkuar Marokut për t’u dhënë ndihmën e tyre. Kjo ndihmë është shumë e nevojshme, pasi çdo orë që kalon zvogëlohen shanset për të gjetur të mbijetuar.

Kryeqyteti i Maroku, Rabat ka pranuar ofertat e ndihmës nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa Franca, SHBA dhe disa vende të tjera janë gjithashtu të gatshme të ndihmojnë Marokun.

Spanja ka dërguar 86 specialistë të shpëtimit të cilët janë të ndarë në dy ekipe, me nga 4 qen snifer (qen dedektiv), raporton BBC. 

Qeveria e Britanisë do dërgojë 60 specialistë shpëtimi, 2 avionë transporti ushtarak, së bashku me një ekip të vogël mjekësor. Kompleti britanik përfshin pajisje dëgjimi sizmike dhe mjete prerëse dhe thyerëse betoni për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Disa avionë janë nisur gjithashtu nga Katari duke transportuar ekipe shpëtimi dhe ndihma emergjente. Autoritetet e Marokut deklaruan se ata po vlerësonin me kujdes ofertat e ndihmës.

Të Fundit