Ky që shihni në këtë foto është 32-vjeçari Merxhan Çeliku, i cili për 2 vite ishte në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal, cili nëpërmjet mashtrimit me anë të call centrave kishte zhvatur mijëra euro qytetarëve evropian.
Zbulimi i skemës së mashtrimit që dyshohet se kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 50 milionë euro ndodhi në nëntor të vitit 2022 operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle në Bashkëpunim me SPAK.
Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Të mashtruarit llogariten me mijëra nga shtete të ndryshme të botës dhe dëmi i shkaktuar ndaj tyre llogaritet në 50 milionë euro në çdo tremujor.