Arrestohet 23-vjeçari, përndoqi një vajzë në punë dhe dhunoi shefin e saj

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 3 në Tiranë pasi ka përndjekur një vajzë duke i shkuar në ambientin e punës. Po ashtu, ai ka goditur pronarin e kompanisë ku ajo punon dhe i ka dëmtuar automjetin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. V., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase duke shkuar në ambientin e saj të punës, si dhe ka goditur pronarin e subjektit ku ajo punon, dhe i ka dëmtuar atij automjetin”, njoftoi policia.

Në pranga ka rënë edhe një 16-vjeçar. Edhe ai ka përndjekur e ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një të mitur 16 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”, njoftoi policia.

Të Fundit