Arrestimi i nënës lehonë, Spiropali thirrje gjykatësit: Ta lirojë sot, të shkojë pranë fëmijës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u ndal gjatë fjalës së saj në Kuvend këtë të enjte dhe te rasti i nënës lehonë në Shkodër, e cila u arrestua për një gjobë të papaguar.

Spiropali kërkoi nga organet e drejtësisë që nëna të lirohet në mënyrë të menjëhershme dhe apeloi që të niset një hetim në lidhje me rastin.

“Dua të them këtu në Kuvend ashtu siç kam deklaruar, nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë po reagova dje për çështje, thashë që Diana Bahçja duhej liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cili prokuror apo gjykatës kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet si IKD dhe KLGJ, të përshpejtojnë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë në shtëpi. Gjykatësi duhet ta lirojë dhe institucionet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë një analizë sistemike, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për raste të tjera”, tha Spiropali.

Të Fundit